Sport

VIDEO / Kili i shkakton humbjen e parë kuqezinjve pas 8 ndeshjesh!

Kombëtarja shqiptare humbi miqësoren e pare të marsit, ndërkohë që tr editë më pas, më 25 mars do të luaj në Suedi përballë vendasve.

22 Mars 2024, 22:50 Nga DOSJA
VIDEO / Kili i shkakton humbjen e parë kuqezinjve pas 8 ndeshjesh!

ITALI - Kombëtarja shqiptare u mund 0-3 në miqësoren e Italisë nga Kili, në ndeshjen test për përgatitjet e finaleve të kampionatit europian "Gjermani 2024".

Nuk kanë arritur të bëjnë difertencën kuqezinjtë përbllë skuadrës amerikano-latine, e cila që në pjesën e parë arriti të zhbllokoi ndeshjen me Eduardo Vargas (20').

Në të dytën trajneri brazilian Sylvinho u përpoq të ndryshonte diçka, duke i aktivizuar thuajse të gjithë lojtarët që kishte grumbulluar, por përveç disa shkëndijave, situata me rezultatin u përkeqësua, pasi kuqezinjtë pësuan edhe dy gola të tjerë.

Në minutën 83-të Bolados shënoi golin e dytë, ndërkohë që të hedhur të gjithë sulm për të gjetur një gol të vetëm në këtë ndeshje dhe për të gëzuar mijëra tifozë që kishin shkuar për t'i mbështetur, pësuan edhe golin e tretë.

Në minutën e 90-të Zavala çon në 3-0 shifrat e ndeshjes, duke vulosur humbjen e dytë të Sylvinhos nën drejtiminm e kuqezinjve dhe të parën në një miqësore.

Kjo disfatë ishte e para e kuqezinjve pas 8 ndeshjesh të suksesshme në kualifikueset e kampionatit Europian. Tashmë Shqipëria do të zbresë në fushë 3 ditë më pas, në miqësoren e dytë të marsit, atë që do të luaj në Sudedi me vendasit më 25 mars.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll