Politike

Veliaj u mëson fermerëve hilen, të bashkohen me letra, e të marrin fondet

Xama në përfundim të shkrimit të saj shprehet se Veliaj u tregon fermerëve hilë që të bashkohen me letra, të marrin fondet dhe të vazhdojnë jetën. Sipas Xamas ku është vizioni që kanë sot më të mirët e Rilindjes.

23 Mars 2024, 08:08 Nga N.F
Veliaj u mëson fermerëve hilen, të bashkohen me letra, e të
Xama dhe Veliaj

TIRANË- Gazetarja, Ola Xama në rrjetin e saj social ka ndarë pamje të Erion Veliajt i cili jep këshilla se si fermerët të përfitojnë sa më shumë nga skemat e subvencioneve. Këto këshilla gazetarja u ka cilësuar si hile të Erion Veliajt të cilin e "pagëzoi" si profeti i Bashkisë së Tiranës.

Xama më tej në postimin e saj në "Facebook" shkruan se Shqipëria është vendi që jep mbështetjen më të ulët buxhetore për bujqësinë në rajon. Gazetarja vijon në postim ku shkruan se sipas përllogaritjeve të Bankës Botërore, vlera e shtuar e produktit që vjen si suport direkt nga buxheti për Shqipërinë është 1.6%, nga 10.5% që është mesatarja e rajonit dhe 26.1% që e kanë vendet e BE.

Xama në përfundim të shkrimit të saj shprehet se Veliaj u tregon fermerëve hilë që të bashkohen me letra, të marrin fondet dhe të vazhdojnë jetën. Sipas Xamas ku është vizioni që kanë sot më të mirët e Rilindjes.

“Ministria e Bujqësisë këtë vit e ka patur të vështirë menaxhimin e skemave mbështetëse për shkak se fondet që jepen nga BE përmes programit IPARD janë pezulluar. Nga ana tjetër subvencionet e buxhetit për fermerët këtë vit janë 500 mijë euro më të ulta.

Shqipëria është vendi që jep mbështetjen më të ulët buxhetore për bujqësinë në rajon. Sipas përllogaritjeve të Bankës Botërore, vlera e shtuar e produktit që vjen si suport direkt nga buxheti për Shqipërinë është 1.6%, nga 10.5% që është mesatarja e rajonit dhe 26.1% që e kanë vendet e BE.

Në gjithë këtë mes, Ministrja e Bujqësisë del në një takim me fermerët dhe u kërkon bashkimin me njëri-tjetrin, duke u prezantuar teorinë e uljes së kostove, shtimin e marzhit të fitimit për produktin që shesin dhe fuqi më të madhe negociuese te grosistët. Shteti nga ana e tij do u japë përparësi në dhënien e subvencionit.

Të gjithë këtë model dhe sqarim del dhe e rrëzon profeti i Bashkisë së Tiranës, i cili u tregon fermerëve një “hile”: që të bashkohen me letra, të marrin fondet dhe të vazhdojnë jetën… Ja ky është vizioni që kanë sot më të mirët e Rilindjes,” shkruan Xama.

veliaj xama fermer

Sondazh

Poll