Bota

Blinken i thotë Netanyahut se civilët në Gaza duhet të mbrohen

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha në një deklaratë se Blinken theksoi gjithashtu nevojën për të garantuar dërgimin e ndihmave humanitare përmes rrugëve tokësore dhe detare.

22 Mars 2024, 16:52 Nga E. D
Blinken i thotë Netanyahut se civilët në Gaza duhet të
Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken theksoi nevojën për të mbrojtur civilët në Gaza gjatë takimit të tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, tha Departamenti i Shtetit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha në një deklaratë se Blinken theksoi gjithashtu nevojën për të garantuar dërgimin e ndihmave humanitare përmes rrugëve tokësore dhe detare.

Blinken diskutoi përpjekjet për të arritur një marrëveshje për një armëpushim prej të paktën gjashtë javësh që do të siguronte lirimin e robërve dhe do të mundësonte një rritje të ndihmës humanitare.

antony blinken

Sondazh

Poll