Aktualitet

Goditën me sende të forta dhe bën për spital 30-vjeçarin, policia identifikon 4 autorët dhe jep detaje rreth ngjarjes

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta,  ndërsa katër autorët janë identifikuar dhe po punojnë për kapjen e tyre. 30-vjeçari i cili ndodhet në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

22 Mars 2024, 15:25 Nga h.k
Goditën me sende të forta dhe bën për spital
Foto ilustruese

KORÇË- Katër persona kanë goditur me mjete të forta një 30-vjeçar në Korçë, duke bërë që ky i fundit të përfundonte në spital.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta,  ndërsa katër autorët janë identifikuar dhe po punojnë për kapjen e tyre. 30-vjeçari i cili ndodhet në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit.

NJOFTIMI I POLICISË

Dëmtuan me mjete të forta një shtetas ditën e sotme, për motive të dobëta, Policia identifikon dhe vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

policia korce

Sondazh

Poll