Bota

Ish-korrespondenti i REL-it në Bjellorusi dënohet me tre vjet burgim

Mediat shtetërore bjelloruse thanë se Karney u dënuan për shkak të kishte bashkëpunuar me Shoqatën e Gazetarëve të Bjellorusisë, e cila u mbyll në gusht 2022 dhe u shpall ekstremiste në shkurt 2023.

22 Mars 2024, 14:40 Nga S.N
Ish-korrespondenti i REL-it në Bjellorusi dënohet me tre vjet burgim
Ihar Karney

BJELLORUSI- Gjykata e Qytetit të Minskut e ka dënuar të premten ish-korrespondentin e Radios Evropa e Lirë (REL), Ihar Karney, me tri vjet burgim për pjesëmarrje në një “grup ekstremist”.

Mediat shtetërore bjelloruse thanë se Karney u dënuan për shkak të kishte bashkëpunuar me Shoqatën e Gazetarëve të Bjellorusisë, e cila u mbyll në gusht 2022 dhe u shpall ekstremiste në shkurt 2023.

Mediat e pavarura në Bjellorusi kanë qenë viktimë e një lufte ndaj shoqërisë civile, e cila nisi pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale më 2020, të cilat ia dhuruan liderit autoritar Alyaksandr Lukashenka mandatin e gjashtë.

Më shumë se 20 laureatë të çmimit Nobel nënshkruan një letër më 20 mars duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të burgosurve politikë në Bjellorusi, pasi autoritetet bjelloruse nisin veprime të reja kundër atyre që dyshohen për aktivitete ekstremiste.

Në mesin e të burgosurve në Bjellorusi është edhe gazetari i REL-it, Ihar Losik, i cili po e vuan një dënim me 15 vjet burgim për akuzat të cilat ai, REL-i dhe qeveritë e huaja i kanë quajtur të motivuara politikisht. Autoritetet bjelloruse thanë të mërkurën se kanë kryer dhjetëra aksione kundër atyre që dyshonin se ishin ekstremistë.

Komiteti Hetimor i Bjellorusisë, agjencia kryesore e hetimit penal në vend, tha se agjentët e saj kishin kontrolluar apartamente dhe zyra që u përkisnin atyre që dyshoheshin për përfshirje në përpjekjet e opozitës për të krijuar "ambasada të njerëzve" jashtë vendit.

Opozita bjelloruse ka njoftuar krijimin e "ambasadave popullore" për të përfaqësuar interesat e saj dhe për të kundërshtuar propagandën shtetërore bjelloruse në 24 vende, duke përfshirë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Britani të Madhe, Kanada, Australi dhe Brazil.

Marrë nga REL

radio evropa e lire bjellorusi

Sondazh

Poll