Bota

Kremlini për propozimin e BE mbi tarifimin e grurit rus: Do të jeni ju qe do të vuani nga ky kufizim, jo Rusia

Lidhur me planin për vendosjen e tarifave ndaj drithit rus, zëdhënësi tha se Rusia ka shumë tregje alternative për eksportet e saj dhe se do tu duhet punë eksperte për të përcaktuar nëse do të ishte Rusia apo Bashkimi Evropian që do të vuante nga vendosja e kufizimeve shtesë.

22 Mars 2024, 14:23 Nga S.N

 

Kremlini për propozimin e BE mbi tarifimin e grurit rus: Do të jeni ju
Dmitry Peskov

RUSI- Kremlini ka denoncuar planet e Bashkimit Evropian për të përdorur kthimet e aseteve të ngrira ruse për të armatosur Kievin  dhe për të vendosur tarifa mbi importet ruse të grurit për të privuar Moskën nga burimet për të financuar luftën e saj kundër Ukrainës.

"Nëse vendimet për asetet zbatohen, ato do të kenë pasoja të rënda për ata që i morën," tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov , duke paralajmëruar gjithashtu se konsumatorët evropianë do të vuajnë nëse Bashkimi Evropian takson produktet bujqësore ruse të përjashtuara nga vendosja e detyrimeve doganore .

Lidhur me planin për vendosjen e tarifave ndaj drithit rus, zëdhënësi tha se Rusia ka shumë tregje alternative për eksportet e saj dhe se do tu duhet punë eksperte për të përcaktuar nëse do të ishte Rusia apo Bashkimi Evropian që do të vuante nga vendosja e kufizimeve shtesë.

rusia be

Sondazh

Poll