Bota

Mbështetja ndaj Rusisë dhe veprimet me Hong Kongun, Australia dhe Britania me "lumë" kritikash ndaj Kinës

Kritikat u dhanë në një deklaratë që përmbante një gjuhë të drejtpërdrejtë mbi aktivitetet e Pekinit në rajon.

22 Mars 2024, 10:20 Nga M.B
Mbështetja ndaj Rusisë dhe veprimet me Hong Kongun, Australia dhe
Ministri i Jashtëm i Australisë Penny Wong, Ministri i Mbrojtjes Richard Marles, Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Cameron dhe Sekretari i Shtetit i Britanisë për Mbrojtjen, Grant Shapps në Shtëpinë e Qeverisë për Konsultimet vjetore ministrore Australi-MB (AUKMIN), në Adelaide, Australi, 22 mars 2024.

AUSTRALIA- Australia dhe Britania kritikuan sot Kinën për veprimet e saj në Hong Kong, Detin e Kinës Jugore dhe mbështetjen e saj ndaj Rusisë. Të dy vendet kritikuan sjelljen e fundit të pasigurt dhe destabilizuese të anijeve të Kinës kundër anijeve dhe ekuipazhit filipinas pranë Second Thomas Shoal në Detin e Kinës Jugore. Kritikat u dhanë në një deklaratë që përmbante një gjuhë të drejtpërdrejtë mbi aktivitetet e Pekinit në rajon.

Deklarata e së premtes u lëshua pasi sekretari i jashtëm i Britanisë, David Cameron dhe sekretari i mbrojtjes Grant Shapps u takuan me homologët e tyre australianë, Penny Wong dhe Richard Marles, në Adelaide. Katër ministrat thanë se ishin të shqetësuar për ligjin e ri të sigurisë në Hong Kong dhe rënien e lirisë dhe të drejtave në territor, një ish-koloni e Britanisë, si dhe për abuzimet e të drejtave të njeriut në Kinë.

“Ata ngritën shqetësime të thella në lidhje me rënien e vazhdueshëm sistematik të autonomisë, lirive dhe të drejtave atje dhe ndikimin që do të ketë në qytet Urdhëresa e sapo miratuar për Mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare dhe njohën ndikimin e mundshëm të këtyre ligjeve te individët jashtë Hong Kongut. Ministrat u bënë thirrje të gjithë atyre që kanë marrëdhënie të ngushta me Rusinë, veçanërisht Kinën, që të përmbahen nga ndihma e Rusisë për të vazhduar luftën e saj në çfarëdo mënyre dhe të bindin Rusinë që t'i japë fund luftës së saj të paligjshme”, thuhet në deklaratë.

kina australia britania

Sondazh

Poll