Bota

Horror në Janinë/ Iprangosur dhe me armë në dorë, gjendet trupi i një personi në një qese plehrash

Sipas informacioneve të para, ai mbante një armë në njërën dorë, ndërsa në dorën tjetër ishte në pranga.

22 Mars 2024, 08:58 Nga r.ll

Horror në Janinë/ Iprangosur dhe me armë në dorë,

JANINË- Autoritetet greke janë vënë në alarm pas gjetjes së trupit të një burri në Janinë. Koka dhe këmbët e burrit, i cili u gjet në kodër në zonën e Frontzu, ishin të futura brenda qeseve të plehrave.

Sipas informacioneve të para, ai mbante një armë në njërën dorë, ndërsa në dorën tjetër ishte në pranga. Duket se autorët nuk e kanë kryer vrasjen në vend, por e kanë zhvendosur trupin e burrit në vendin ku u gjet sot. Nuk dihet nëse arma e gjetur është përdorur për vrasjen e tij.

Vlen të theksohet se asnjë zhdukje nuk ishte raportuar në zonë dhe autoritetet po ekzaminojnë kamerat në rrugën për në zonën e Frontzu.

janine greqi

Sondazh

Poll