22 Mars 2024, 09:25
Nga r.ll
foto ilustruese
AFGANISTAN- Grupi militant, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për bombardimin vdekjeprurës që shënjestroi talibanët të cilët po prisnin në radhë para një banke në jug të Afganistanit për të marrë pagat. Sulmi i së enjtes në një degë të New Kabul Bank në qytetin e Kandaharit la të vrarë tre persona dhe plagosi 12 të tjerë.
Të gjithë viktimat ishin persona që po prisnin në radhë për të marrë pagën, tha Inamullah Samangani, kreu i Departamentit qeveritar për informacione dhe kulturë në Kandahar.
Dega e IS-it, rivalit të madh të talibanëve, ka kryer sulme ndaj shkollave, spitaleve, xhamive dhe zonave shiite në mbarë Afganistanin.
IS-i tha në një deklaratë, që u publikua në agjencinë e tij të lajmeve Aamaq, se një sulmues vetëvrasës shpërtheu rripin e tij me eksplozivë në turmën e talibanëve në afërsi të një banke, të cilët po prisnin të merrnin rrogat e tyre.
Qyteti i Kandaharit është qendër shpirtërore dhe politike për sunduesit e Afganistanit, pasi lideri suprem i talibanëve, Hibatullah Akhundzada, jeton atje dhe vendimet e tij për çështje të mëdha zbatohen nga autoritetet në kryeqytetin afgan, Kabul.
Talibanët morën pushtetin në Afganistan më 2021 gjatë largimit kaotik të trupave amerikane dhe të NATO-s pas 20 vjetësh në këtë shtet. Pavarësisht premtimeve fillestare se do të kishin një qëndrim më të moderuar, talibanët gradualisht kanë rivendosur interpretimin e ashpër të Ligjit islamik të Sheriatit, siç kishin vepruar edhe gjatë sundimit paraprak në Afganistan nga viti 1996 deri më 2001./REL
isis sulm me bomb ne afaganistan
Bota
22 Mars 2024, 09:09
M.B
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron
AUSTRALIA– Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha sot se Britania e Madhe do ...
Bota
22 Mars 2024, 08:58
r.ll
JANINË- Autoritetet greke janë vënë në alarm pas gjetjes së trupit të një burri në Janinë. Koka dhe k&e...
Bota
22 Mars 2024, 08:54
M.B
Një punëtor brenda centralit bërthamor të Zaporizhjës. Fotografi ilustruese nga arkivi.
UKRAINA- Rusia ka kryer sulme me 12 raketa...
Bota
22 Mars 2024, 08:41
r.ll
foto ilustruese
SHBA- A është sot momenti që trupi më i lartë diplomatik botëror të mblidhet në një thirrje ko...
Bota
22 Mars 2024, 08:39
M.B
Presidentja moldave Maia Sandu
MOLDAVIA- Parlamenti i Moldavisë miratoi të enjten një apel për të vazhduar me përpje...
Bota
22 Mars 2024, 08:20
M.B
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Ukraina mund të heqë brenda disa ditësh listën e zezë të "sponsor&eum...
Bota
22 Mars 2024, 08:01
r.ll
foto ilustruese
GAZË- Kreu i diplomacisë amerikane, Anthony Blinken, do të udhëtojë sot në Izrael për të provu...
Bota
22 Mars 2024, 07:47
M.B
Pjesë nga videoja e publikuar nga Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë ditës s&eu...
Bota
22 Mars 2024, 07:56
r.ll
keshilli i evropes
KOSOVË- Vendet që e nënshkruajnë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kur anëtarës...
Bota
22 Mars 2024, 07:39
M.B
Flamujt e OSBE dhe SHBA
KOSOVA- Misioni amerikan në Organizatën për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, tha të enjten se nd&...