Bota

Trump drejt marrjes së pushtetit? Cameron: Britania do të punojë me këdo që të jetë president i SHBA-së pas zgjedhjeve

Këtë deklaratë Cameron e bëri nga Austalia ku u pyet nëse zgjedhja e Donald Trump do të rrezikonte aleancën AUKUS, një partneritet trepalësh sigurie për rajonin Indo-Paqësor midis Australisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

22 Mars 2024, 09:09 Nga M.B

 

Trump drejt marrjes së pushtetit? Cameron: Britania do të punojë
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron

AUSTRALIA– Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha sot se Britania e Madhe do të punojë me këdo që të bëhet president i SHBA në nëntor. Këtë deklaratë Cameron e bëri nga Austalia ku u pyet nëse zgjedhja e Donald Trump do të rrezikonte aleancën AUKUS, një partneritet trepalësh sigurie për rajonin Indo-Paqësor midis Australisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

"Ajo që ne do të bëjmë, siç jam i sigurt se do të bënte një qeveri australiane, është të punojmë me këdo që bëhet president," tha Cameron në një konferencë shtypi në Adelaide, pasi ai dhe Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps takuan homologët e tyre australianë.

david cameron donald trump

Sondazh

Poll