Sport

Dy nga zyrtarët e arrestuar të Federatës Spanjole, do të dalin para drejtësisë…

Këta janë Tomás González Cueto dhe Ángel González; pesë të arrestuarit e tjerë gjatë hetimeve të nisura të mërkurën, janë liruar

21 Mars 2024, 15:49 Nga DOSJA
Dy nga zyrtarët e arrestuar të Federatës Spanjole, do të
Pedro Rocha, president i Komisionit të Menaxhimit të Federatës

SPANJE - Nga shtatë të arrestuarit gjatë gjithë ditës së të mërkurës, në të cilën nisi hetimi për parregullsitë e supozuara të kryera nga Federata Spanjole të Futbollit, pesë prej tyre tashmë janë liruar dhe vetëm dy do të dalin para drejtësisë.

Ata, që janë ende të ndaluar, janë Tomás González Cueto dhe Ángel González Segura. Pjesa tjetër janë liruar, në pritje të veprimeve, që mund të ndërmerren në të ardhmen e afërt.

Njëkohësisht, Federata ka njoftuar hapjen e dosjes disiplinore, ndërsa ka larguar nga detyra drejtuesit e lidhur me këtë çështje.

Të prekurit janë Pedro González Segura, drejtor i Shërbimeve Ligjore të RFEF dhe José Javier Jiménez, drejtor i Burimeve Njerëzore.

Në këtë deklaratë, RFEF zyrtarizon zgjidhjen e kontratës së jashtme me zyrën e Tomás González Cueto, të cilit i janë hequr kompetencat e përfaqësimit në të gjitha procedurat gjyqësore, si për të ashtu edhe për Ramon Caravaca.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll