Art&Argëtim

Ariana Grande pjesë e muzikalit "Wicked", shkëlqen në fotot e reja

Pjesa e parë është caktuar të dalë më 27 nëntor 2024. Pjesa e dytë do të dalë më 26 nëntor 2025.

21 Mars 2024, 17:27 Nga S.B
Ariana Grande pjesë e muzikalit "Wicked", shkëlqen në
Ariana Grande

SHBA- Vanity Fair sapo publikoi disa fotografi të pa para më parë të këngëtares Ariana Grande dhe aktorëve të tjerë që do të luajnë në filmin muzikal “Wicked”. Në imazhet reja të yllit të pop-it, e cila luan personazhin e Glinda, Grande dukej absolutisht engjëllore me një fustan rozë të madh dhe plot shkëlqim.

Ajo ishte e rrethuar nga tulipanët dhe mund të shihej duke mbajtur një shkop, i cili është burimi i fuqive të Glindës, ndërsa qëndronte vetëm disa hapa larg rrugës me tulla të verdha në Tokën magjike të Ozit. Filmi është adaptimi i ardhshëm filmik me dy pjesë i muzikalit të suksesshëm të Broadway, Wicked, i vitit 2004.

Filmi flet për një miqësi të pamundur që shfaqet midis Elphaba dhe Glinda, dy shtrigash që përplasen në tokën magjike të Ozit. Elphaba është etiketuar gabimisht si një shtrigë e ligë ndërsa ajo kërkon të ekspozojë Magjistarin mashtrues, të korruptuar që sundon tokën.

Pjesa e parë është caktuar të dalë më 27 nëntor 2024. Pjesa e dytë do të dalë më 26 nëntor 2025. Wicked është historia e origjinës së 'një gruaje me lëkurë të gjelbër që bëhet magjistare e keqe e Perëndimit'. Shërben si një prequel për Magjistarin e Ozit, duke eksploruar narrativën para mbërritjes së Dorothy dhe duke u thelluar në miqësinë e mëparshme midis personazheve Elphaba dhe Glinda.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande)

ariana grande wicked

Sondazh

Poll