Art&Argëtim

Hidhen poshtë pretendimet e Brad Pitt mbi Chateau Miraval, gjykata në anën e Angelina Jolie

Mosmarrëveshja ligjore ka të bëjë me shitjen e aksioneve të pronësisë së Jolie te oligarku rus Yuri Scheffler në vitin 2021.

21 Mars 2024, 16:12 Nga S.B
Hidhen poshtë pretendimet e Brad Pitt mbi Chateau Miraval, gjykata në
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

SHBA- Një episod i ri është shpalosur në betejën e stërzgjatur ligjore mes ish-çiftit të Hollivudit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, me aktoren që pati një fitore ligjore kundër ish-bashkëshortit të saj mbi Chateau Miraval. Avokati i Jolie tha në veçanti se aktorja kohët e fundit kishte arritur një sërë fitoresh në gjykatë mes mosmarrëveshjes së saj me Pitt mbi pasurinë franceze që ata blenë në 2008.

Mosmarrëveshja ligjore ka të bëjë me shitjen e aksioneve të pronësisë së Jolie te oligarku rus Yuri Scheffler në vitin 2021. Gjykatësi vendosi në favor të aktores dhe hodhi poshtë pesë nga shtatë pretendimet që Pitt bëri kundër saj në padinë që ai ngriti gjatë një seance dëgjimore në Los Anxhelos javën e kaluar.

Vihet re se yjet e Hollivudit janë përfshirë në një sërë konfliktesh ligjore në gjashtë vitet e fundit, mes tyre edhe kujdestaria e gjashtë fëmijëve. Fitorja ligjore e Jolie vjen pasi ish-bashkëshorti i saj 60-vjeçar arriti të shënonte tri fitore ligjore kundër aktores dhe miliarderit rus Yuri Scheffler.

brad pitt angelina jolie

Sondazh

Poll