Bota

Rusia godet Kievin e Ukrainës, duke plagosur më shumë se 10 persona

Sulmi erdhi disa orë pas një vizite të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan në Kiev, gjatë së cilës ai premtoi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën në luftën kundër Rusisë do të vazhdonte, edhe pse ndihma thelbësore mbetet e bllokuar në Kongres që nga fundi i vitit 2023.

21 Mars 2024, 15:24 Nga E. D
Rusia godet Kievin e Ukrainës, duke plagosur më shumë se 10
fotot ilustruese

UKRAINË- Rusia ka nisur një valë sulmesh me raketa në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke plagosur të paktën 13 persona dhe duke dëmtuar disa ndërtesa. Sulmi i të enjtes, sulmi i parë masiv në 44 ditë, shënjestroi qytetin me raketa balistike dhe të lundrimit, tha Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit. Gjithashu një vajzë 11-vjeçare dhe një burrë 38-vjeçar ishin mes të plagosurve, dy të cilët u dërguan në spital.

Sulmi erdhi disa orë pas një vizite të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan në Kiev, gjatë së cilës ai premtoi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën në luftën kundër Rusisë do të vazhdonte, edhe pse ndihma thelbësore mbetet e bllokuar në Kongres që nga fundi i vitit 2023.

“Nga këndvështrimi ynë, ne kemi besim se do ta arrijmë këtë. Ne do ta marrim këtë ndihmë për Ukrainën,” tha Sullivan në një konferencë të përbashkët shtypi të mërkurën pas takimit me shefin e kabinetit presidencial ukrainas Andriy Yermak. 

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se vendet perëndimore duhet të tregojnë vullnetin politik për të ndihmuar Kievin.

“Terrori i tillë vazhdon çdo ditë e natë. Është e mundur t'i jepet fund përmes unitetit global. Kjo mbrojtje kërkohet tani në Ukrainë. Nga Kievi në Kharkiv, Sumy në Kherson dhe Odesa në rajonin e Donetsk. Kjo është plotësisht e mundur nëse partnerët tanë tregojnë vullnet të mjaftueshëm politik," tha Zelenskyy.

 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll