Aktualitet

Afera e Inceneratorëve/ SPAK merr të pandehur ish-gruan e Arben Ahmetajt

Mësohet se Mançkës i është dërguar fletëthirrja për tu paraqitur në SPAK. 

21 Mars 2024, 15:23 Nga I.A
Afera e Inceneratorëve/ SPAK merr të pandehur ish-gruan e Arben
Albina Mançka

TIRANË- Prokuroria e Posaçme pritet që të marrë të pandehur dhe ish-gruan e Arben Ahmetajt, Albina Mançka për aferën e Incenetarorëve. Mësohet se Mançkës i është dërguar fletëthirrja për tu paraqitur në SPAK. 

Arben Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kunër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK për veprat penale: pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv; të lidhur me të ashtuquajturën afera e incineratorëve. Vetë Ahmetaj pretendon se nuk ka lidhje, por kërkon nga SPAK që të hetojë lidhur me sigurimin e fondeve, duke dhënë kështu detaje lidhur me ku duhet që të fokusohen hetimet./Dosja.al

arben ahmetaj albina mançka

Sondazh

Poll