Aktualitet

Merr flakë autobusi në autostradën Elbasan-Tiranë, tymi mbulon zonën

Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. 

21 Mars 2024, 14:14 Nga r.ll
Merr flakë autobusi në autostradën Elbasan-Tiranë, tymi
autobusi i djegur

ELBASAN- Një autobus ka marrë flakë në autostradën Elbasan-Tiranë. Fatmirësisht në momentin e zjarrit në autobus nuk ka pasur pasagjerë, ndërsa shoferi ka shpëtuar pa lëndime.

Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.  Si pasojë e djegies së autobusit, re të mëdha tymi kanë pushtuar zonën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në autostradën "Tiranë-Elbasan", në fshatin Dopaj, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të një autobusi në lëvizje, me drejtues shtetasin F. K.. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.

zjarr ne autostradën elbasan-tirane digjet autobusi

Sondazh

Poll