Aktualitet

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas/ Lihen në burg Ilir Brahimi dhe Edison Haxhiu, avokati: Nuk kanë lidhje me ngjarjen

Sipas avokatit Prokuroria nuk e provon dot se kush ishte brenda mjetit me xhama të zinj. 

21 Mars 2024, 15:29 Nga r.ll
Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas/ Lihen në burg Ilir Brahimi dhe Edison Haxhiu,
gentjan bejtja

FUSHË KRUJË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Ilir Brahimin dhe Edison Haxhiun, dy nga autorët e dyshuar të ekzekutimit të ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtjas.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg pa afat për Brahimin dhe Haxhiun. Ndërkohë avokati i të dyshuarve deklaroi se dy të arestuarit dhe tashmë të burgosur, nuk kanë lidhje me ngjarjen. Sipas avokatit Prokuroria nuk e provon dot se kush ishte brenda mjetit me xhama të zinj. 

“Ne kërkojmë që të kryhet ekspertimi i GPS në makinë. Të arrestuarit nuk kanë lidhje me ngjarjen. Prokuroria nuk provoi që makina është e të arrestuarve. Prokuroria nuk provon se kush ishte në mjetin me xhamat e zinj”, deklaroi avokati i dy të dyshuarve.

Gentian Bejtja u ekzekutua me 15 mars në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

gentjan bejtja ilir brahimi edison haxhiu

Sondazh

Poll