Aktualitet

Aksident në Lezhë/ Makina humb kontrollin dhe përfundon e përmbysur në kanal, plagosen 3 persona

Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin në afërsi të Fushë Mamurrasit dhe më pas ka përfunduar në kanal. Nga pamjet nga vendi i ngjarjes duket makina e cila ka përfunduar e përmbysur në kanal me ujë.

21 Mars 2024, 12:37 Nga N.F
Aksident në Lezhë/ Makina humb kontrollin dhe përfundon e
Pamje nga aksidenti

LEZHË- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme Lezhë. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin në afërsi të Fushë Mamurrasit dhe më pas ka përfunduar në kanal. Nga pamjet nga vendi i ngjarjes duket makina e cila ka përfunduar e përmbysur në një kanal me ujë.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona të cilët kanë arritur të dalin në kohë nga makina. Mësohet se ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

“Laç/Informacion paraprak. Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, shtetasi G. D., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Audi A5” dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ky shtetas, njëri prej tyre 18 vjeç dhe 2 të tjerët 17 vjeç, të cilët po marrim mjekim në spitalin e Kurbinit.

aksdent plagosje kanal

Sondazh

Poll