Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Elia Zaharian, gjykata cakton 1 vit urdhër-mbrojtje për Princ Lekën

Çifti i cili është në proces divorci nuk ishin asnjëri të pranishëm në sallën e gjyqit. 

21 Mars 2024, 11:57 Nga r.ll
Shtyhet seanca gjyqësore për Elia Zaharian, gjykata cakton 1 vit
elia zaharia, princ leka

TIRANË- Seanca gjyqësore Elia Zaharisë është shtyrë për në datën 27 mars. Arsyeja për shtyrjen e seancës ishte pasi avokatja e aktores nuk kishte akt-ekspertizën për ushtrimin e dhunës. 

Ndërkohë me vendim të Gjykatës Civile është miratuar sot urdhri i mbrojtjes me 1 vit për Princ Lekën. Ky i fundit kishte denoncuar më herët se ishte dhunuar nga ish-vjehrri dhe ish-gruaja.

Çifti i cili është në proces divorci nuk ishin asnjëri të pranishëm në sallën e gjyqit. Në seancën e sotme do të kryhej vërtetimi i urdhrit të mbrojtjes. Avokati i Princit u shpreh se nuk është problem të ketë media në sallë, por avokatja e Elia Zaharias u shpreh se klientja nuk do që procesi të ndiqet nga media.

Pak ditë më parë, ish-çifti u përplasen fizikisht pas pretendimeve se Leka Zogu i kishte dhunuar babain aktores së njohur. Video e sherrit të tyre bëri xhiron e rrjetit. Çifti mbretëror të cilët jetojnë të ndarë prej kohësh kanë një vajzë nga martesa e tyre.

princ leka elia zaharia

Sondazh

Poll