Aktualitet

Nga drejtimi mjetit në gjendje të dehur tek thyerja e arrestit shtëpiak, arrestohen tre persona në Fier

Një 38-vjeçar me inicialet B.B është arrestuar pasi theu arrestin shtëpiak.

21 Mars 2024, 11:44 Nga S.B
Nga drejtimi mjetit në gjendje të dehur tek thyerja e arrestit
foto ilustruese

FIER- Arrestohen tre persona në Fier për vepra penale të ndryshme. Mësohet se dy prej tyre përkatësisht një 37-vjeçar dhe një 30-vjeçar janë kapur teksa drejtonin automjetet në gjendje të dehur.

Një 38-vjeçar me inicialet B.B është arrestuar pasi theu arrestin shtëpiak. Me secilën nga rastet për veprime të mëtejshme do të merret Prokuroria e Fierit.

Njoftimi i policisë:

 Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit J. Xh., 37 vjeç, banues në fshatin Darëzezë, Fier, dhe G. T., 30 vjeç, banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 38 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, Lushnjë, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

fier

Sondazh

Poll