Aktualitet

Dy të zhdukurit në Sarandë, nëna e Aleksandër Sadikajt: Theodhorin dhe Krasniqin i zhduku ai që vrau djalin tim

Vetëm 6 muaj pas ekzekutimit të Aleksandër Sadikaj, të njohur më nofkën “Sanco” do të vritej një tjetër personazh i njohur. Bëhet fjalë për vrasjen e Edmond Papës në 16 dhjetor 2022, në zonën e Selitës në Tiranë.

20 Mars 2024, 22:53 Nga r.ll
Dy të zhdukurit në Sarandë, nëna e Aleksandër Sadikajt:
Fatmir Sulovari, Leonard Theodhori

TIRANË - Silvana Sadikaj mendon se është një dorë që ka vrarë të birin ka vrarë edhe dy të zhdukurit në Sarandë. Nuk dihet nëse është mllefi apo ka mbetur të fshehura që familjarët nuk po i rezultatit të plotësuar pazëllin e të gjithë kësaj historie.

“Dy të zhdukurit në Sarandë Ledioni i ka vrarë edhe Gazin nga Gjirokastra Ledioni e ka vrarë. I di dhe shtete këto të gjitha se ne kemi denoncuar edhe në polici. Dy të zhdukurit në Sarandë cfarë lidhej kishin me Ledionin? Shokë, ai i bën shokë edhe i vret pastaj. Ledioni i vret njerzit këto për një tokë për një pëllëmbë, pse i ka dhënë një pëllëmbë Ledioni e vret me plumb, pse e ka shok xhelozon. Djlain tim e ka vrarë vetëm nga xhelozia mendoj se unë ishte një kalorës i shkëlqyer këtu mendoj unë”-u shpreh Silvana Sadikaj, nëna e Aleksandër Sadikaj.

Vetëm 6 muaj pas ekzekutimit të Aleksandër Sadikaj, të njohur më nofkën “Sanco” do të jetë një personazh tjetër i njohur. Bëhet fjalë për vrasjen e Edmond Papës në 16 dhjetor 2022, në llogarinë e Selisë në Tiranë. Ai njihej si pronar i një hoteli të njohur në Sarandë.

Atje kishte qëndruar disa ditë para ngjarjeve edhe shtetasi Ledjan Alushaj së bashku me një stetë të njohur si “Xhino”. Referuar dëshmitë e nënës së Sadikajt dhe disa të dhënave të tjera, kanë një pistë që mund të lidhë zhdukjen e dy viktimave në Sarandë me vrasjen e biznesmenit Papa. Ai, njihej si një personazh i identifikuar në trafik droge. Saga e hakmarrjes që i mori jetën, dyshohej një konflikt për zhdukjen e 800 kilogramëve kanabis në Greqi./Top Channel

 

aleksander sadikaj silvana sadikaj

Sondazh

Poll