Aktualitet

“Nuk e marrin, është artist”, nëna e 'Koçoles' rrëfen zhdukjen e djalit

Familjar vijojnë kërkimet edhe pse, nuk kanë asnjë shpresë se mund të jetë gjallë. Ata duan vetëm trupat e tyre për tu dhënë nderimet e fundit dhe të kenë një varr.

20 Mars 2024, 22:55 Nga r.ll
“Nuk e marrin, është artist”, nëna e
evanthi theodhori

TIRANË- Pranverën e vitit 2023, në Sarandë dhe zhduk një prej të fortëve të qytetit së bashku me një mik nga Fieri, pjesëtar i një familjeje më autoritet atje. Bëhet fjalë për Leonard Theodhori i njohur me nofken “Koçolja” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.

Të dy këta persona humbën gjurmët e familjes së tyre në 6 prill të vitit 2023. Në këtë dokumentar, Inside Story do të zbërthejë veprimet e familjes që kanë humbur të dashurit e tyre.

“Vajta në komisariat një ditë e 3, sdonte të më fuste i thash më fusësh se më ka humbur djali. Kush e merr atë më tha se ai është i shkathët është artisti që nuk e merr askush…..” u shpreh Evanthi Theodhori, nëna e Lonard Theodhorit.

Denoncimi i familjes në politikë, nuk u mor shumë seriozisht në momentet e para. Në momentet e para zhdukja e dy mendimeve u konsiderua largim u vullnetshëm. Kërkimet nisën vetëm pas disa ditësh, kur po qartësohej se ishim para një ngjarje mafioze. Por, hetimet nuk kanë mundur të hedhin dritë mbi fatin e tire edhe pse ka kaluar një vit.

“Atje moj vajzë kur dola jashtë unë me të qarë ata nuk e nxorën direkt në kërkimin e nxorrën për tre ditë dhe tre kishte humbur ai vajti për 6 ditë. Ku do ta gjeja unë pastaj më thuaj ti ku do të gjeja?” u shpreh Evanthi Theodhori, nëna e Leonard Theodhorit.

“Një fakt që ka më shumë rëndësi është qëndrimi i policisë së Sarandës. Këto fjalë si kam për policinë e Vlorës por policia e Sarandës gjatë gjithë këtyre 8 ditëve në një pauzë shumë të madhe se ata denoncuar nga e ëma ditën e dytë më duket se ka shkuar një grup policor aty pa u ulur fare nga makinat kanë uluar xhamat dhe kanë. bere 4-5 foto edhe kaq. As ka marrë gjurmë dhe makina ka ardhur që ka marrë i zoti se ka qënë me qira është cuar në lavazh është e kaluar është larë” -u shpreh Altin Gjini.

Familjar vijojnë kërkimet edhe pse, nuk kanë asnjë shpresë se mund të jetë gjallë. Ata duan vetëm trupat e tyre për tu dhënë nderimet e fundit dhe të kenë një varr./Top Channel

evanthi theodhori leonard theodhori

Sondazh

Poll