Aktualitet

EMRAT/ "U konfliktua me djalin", morën peng një 14-vjeçar dhe e mbajtën në makinë, arrestohen 2 persona në Tiranë

Shkak për këtë veprim dyshohet të jetë një konflikt që 14-vjeçari ka patur me djalin e Çlirim Sinës.

21 Mars 2024, 09:37 Nga M.B
EMRAT/ "U konfliktua me djalin", morën peng një
Foto ilustruese

TIRANA- 50-vjeçari Çlirim Sina, dhe 36-vjeçari Aleksandër Sina, janë arrestuar pasi dyshohet se kanë marrë me forcë një 14-vjeçar dhe i kanë hoqur lirinë duke e mbajtur në automjet. Shkak për këtë veprim dyshohet të jetë një konflikt që 14-vjeçari ka patur me djalin e Çlirim Sinës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Tiranë

Morën me forcë një 14-vjeçar dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur në automjet, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.
 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit se 2 shtetas kishin marrë me forcë, në automjet, një shtetas të mitur, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autorët e dyshuar, shtetasit: Ç. S., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe A. S., 36 vjeç, banues në Përrenjas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kanë marrë me forcë, në automjetin e tyre, një shtetas të mitur 14 vjeç, dhe i kanë hequr lirinë atij, duke e mbajtur në automjet, për shkak të një konflikti që 14-vjeçari ka patur me djalin e shtetasit Ç. S. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

pengmarrje

Sondazh

Poll