Aktualitet

Vidhet gjatë natës kisha e “Shën Thanasit” në Korçë, autorët marrin paratë në arka

18 Nëntor 2019, 07:37 Nga DOSJA
Vidhet gjatë natës kisha e “Shën Thanasit” në

Korçë- Gjatë natës është vjedhur në Korçë, kisha e “Shën Thanasit”. Mësohet se autorët kanë hyrë në kisha nga dera e pasme dhe kanë thyer 4 arkat e lekëve dhe kanë marrë një shumë parash. Ende nuk dihet shuma e parave të grabitura. Po kështu autorët e kësaj vjedhje kanë thyer edhe një arkë me qirinj.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të kësaj vjedhje si dhe për kapjen e autorëve.

Muajt e fundit grabitjet e kishave janë bërë të shpeshta. Në shtator u grabit kisha e “Shën Dhimitrit” në fshatin Palasë në Himarë, ku u morrën një sasi lekësh. Po kështu është vjedhur edhe Katedralja ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës. Mësohet se ajo u grabit nga persona të paidentifikuar të cilat morrën një shumë parash dhe u larguan nga vendi i ngjarjes. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet kisha në korçë grabitet kisha në korçë

Sondazh

Poll