Aktualitet

Falsifikime dokumentesh, mosdeklarim parash dhe të shpallur në kërkim, 4 të arrestuar në pikat kufitare

Bëhet me dije se në Morinë u ndalua në hyrje 38-vjeçari Jeton Devishaj, nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata në Hungari e ka dënuar atë, me 2 vjet burgim, për kalim të kundërligjshëm emigrantësh, ndërsa Gjykata e Lartë në Serbi ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti, për të njëjtën veprimtari kriminale.

20 Mars 2024, 14:04 Nga M.B
Falsifikime dokumentesh, mosdeklarim parash dhe të shpallur në
Foto ilustruese

MORINA- Katër persona janë arrestuar në pika të ndryshme kufitare në vend. Bëhet me dije se në Morinë u ndalua në hyrje 38-vjeçari Jeton Devishaj, nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata në Hungari e ka dënuar atë, me 2 vjet burgim, për kalim të kundërligjshëm emigrantësh, ndërsa Gjykata e Lartë në Serbi ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti, për të njëjtën veprimtari kriminale. Mësohet se Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit.

RINAS- Po ashtu në dalje, në aeroportin e Rinasit, u arrestuan në flagrancë A. M., 26 vjeç dhe L. C., 23 vjeç, të dy nga Kosova, pasi kanë paraqitur 2 pasaporta që dyshohet se janë të falsifikuara. Ndërsa në hyrje u ndalua i shpalluri në kërkim Hasan Gatali (Qazimi), 40 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”.

DURRËS- Ndërkohë në portin e Durrësit nisi procedimi në gjendje të lirë për Rr. I., 54 vjeç, nga Kosova, pasi nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale, rreth 17 000 euro që ai synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar.

Njoftimi:

Kontrolle të imtësishme në hyrje/dalje, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, si dhe për ndalimin e shtetasve në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht.

Në 3 pkk në vend, vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për: •falsifikim, •mosdeklarim të hollash, •në kërkim ndërkombëtar nga 2 shtete ose •në kërkim për kontrabandë.

Sekuestrohen 2 pasaporta të dyshuara të falsifikuara dhe rreth 17 000 euro.

PKK Morinë/ Në hyrje u ndalua shtetasi kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Jeton Dervishaj, 38-vjeç. Gjykata në Hungari e ka dënuar atë, me 2 vjet burgim, për kalim të kundërligjshëm emigrantësh, ndërsa Gjykata e Lartë në Serbi ka lëshuar ndaj tij, urdhër arresti, për të njëjtën veprimtari kriminale. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit.

PKK Rinas/ Në dalje u arrestuan në flagrancë shtetasit kosovarë A. M., 26 vjeç dhe L. C., 23 vjeç, pasi kanë paraqitur 2 pasaporta që dyshohet se janë të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan këto 2 dokumente.

Në hyrje u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Hasan Gatali (Qazimi), 40 vjeç, sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”.

PKK Port Durrës/U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar Rr. I., 54 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale, rreth 17 000 euro që ky shtetas synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente të juridiksionit të përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.

 

arrestime morina durres arrestim ne rinas

Sondazh

Poll