Aktualitet

Mafia shqiptare në Itali/ Nëndrejtoresha e Drejtorisë Investigative të Antimafias: Projeksioni më i madh kriminal shqiptar në veri të Italisë

Po ashtu ajo theksoi se shqiptarët ata preferojnë vendosjen në veri të Italisë, pikërisht për favorizimin që i jep pozicioni më i mirë hyrës drejt europës veriore, për trafikun e drogës.

20 Mars 2024, 13:04 Nga I.A
Mafia shqiptare në Itali/ Nëndrejtoresha e Drejtorisë
Lorena Di Galante

TIRANË- Nëndrejtoresha e Drejtorisë Investigative të Antimafias në Itali Lorena Di Galante ka treguar eksperiencat e saj në lidhje me pozicionimin e mafias shqiptare në Itali. Në një intervistë për Syri Tv, Di Galante u shpreh se mafia shqiptare në Itali ngjan me mafian klasike italiane, përsa i përket modelit organizativ. Po ashtu ajo theksoi se shqiptarët ata preferojnë vendosjen në veri të Italisë, pikërisht për favorizimin që i jep pozicioni më i mirë hyrës drejt europës veriore, për trafikun e drogës.

"Mafia shqiptare është një ogranizim që ka bërë një hov në rritje të aktivitetit të saj kombëtar e ndërkombëtar e që shkon përtej krimeve me qëllime individuale. Ka krijuar një model ogranizativ të rëndësishëm, i lehtësuar nga strukturat bazuar në lidhjet kriminale apo familjare. Nga modeli organizativ mund ta quajme të ngjashme me mafian italiane. Forca e një organizimi struktural të organizuar mirë verpon aty ku gjen hapësira të lirë, pra ky model që kemi verifikuar, sidomos gjatë operacioneve të fundit është shumë i ngjashëm me mafian italiane. Projektohet në territore ku mendohet se gjen asferën e mirë dhe ku mund të infiltrohet  dhe sidomos pa i ndalur lidhjet me ogranizimet vendase.

E ky është një model klasik mafioz Italian. Ështe shumë i lidhur. Është ende shumë i fortë aktiviteti mes Shqipërisë dhe Puglias në trafikun ndërkombëtar të drogës me shtrirje territorial kudo ku ky treg është i fuqishëm. Por projeksioni më i madh kriminal shqiptar është në veri të Italisë dhe është e qartë se ku gjen hapësirë të lirë ajo vë rrënjë, e kontollon territorin. Fakti që është shumë e shtrirë në veri të Italisë është pikerisht se e lejon pozicioni më i mirë hyrës drejt europës veriore, për trafikun e drogës. Ekuilibret ndërmafioze janë të përcaktuara mirë tashmë mes tyre, ekuilibri bazë është ai i biznesit me njëra-tjetrën , janë ekuilibra precize, ku në një territor secila prej tyre ka hapësirën e saj dhe në momente kritike, ku ndërkohë hyn policia, hapësirat bosh impenjohen nga organizime të ngjashme mafioze," tha Galante.

lorena di galante

Sondazh

Poll