Aktualitet

FOTO/ Dy të arrestuarit për vrasjen e Gentjan Bejtjas në Fushë-Krujë, njëri prej tyre kushëriri i Vis Martinaj

Beqiraj është kushëriri i Ylli Brahimit, i njohur ndryshe si krahu i djathtë i Ervis Martinajt. Ndërkohë, Edison Haxhiu është shoqëruar për këtë ngjarje, pasi mjeti i tij rezulton se është përdorur nga Beqiraj. 

20 Mars 2024, 13:01 Nga h.k
FOTO/ Dy të arrestuarit për vrasjen e Gentjan Bejtjas në
Foto ilustruese

TIRANË-Personat në foto janë të dyshuar për ekzekutimin e Gentjan Bejtjas në Larushkë të Fushë-Krujës më 15 mars. Ata janë Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari dhe Edison Haxhiu. 

Beqiraj është kushëriri i Ylli Brahimit, i njohur ndryshe si krahu i djathtë i Ervis Martinajt. Ndërkohë, Edison Haxhiu është shoqëruar për këtë ngjarje, pasi mjeti i tij rezulton se është përdorur nga Beqiraj. 

Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u vra më 15 mars në oborrin e shtëpisë përmes një atentati të mirëorganizuar në Larushkë të Fushë Krujës. 

Bejtja u kishte shpëtuar tri atentateve, por i katërti ishte fatal për të. Teksa ndodhej në oborrin e banesës duke punuar në serrë, persona të maskuar e qëlluan me breshëri plumbash. Pas ngjarjes, u shoqëruan në polici disa persona me precedentë kriminalë në zonë. 

Në vendngjarje u gjetën rreth 50 gëzhoja kallashnikovi që dyshohet të jenë qëlluar nga 2 armë të ndryshme, ndërsa makina “Land Rover” dhe targat e saj, rezultojnë të jenë vjedhur në Shkodër në gusht të 2023-it. 

FOTO/ Dy të arrestuarit për vrasjen e Gentjan Bejtjas në

gentjan bejtja

Sondazh

Poll