Bota

Ukraina sulmon rajonin rus Belgorod, vdes një civil dhe dy të tjerë plagosen

Ndërtesa banimi , një shkollë dhe dy kopshte u dëmtuan gjithashtu në qytetin Belgorod. Asnjë nxënës apo mësues nuk kishte në ato shkolla, pasi autoritetet lokale kishin vendosur këtë javë që të pezullonin përkohësisht të gjitha shkollat ​​në zonat kufitare për shkak të rrezikut të sulmeve.

20 Mars 2024, 14:25 Nga S.N
Ukraina sulmon rajonin rus Belgorod, vdes një civil dhe dy të
Foto Ilustrim

UKRAINË- Një sulm ukrainas vrau një civil dhe plagosi dy të tjerë sot në rajonin Belgorod të Rusisë  në kufirin me Ukrainën , i cili ka qenë objektiv i sulmeve të shpeshta javët e fundit, tha guvernatori lokal.

Nga ana e tij, presidenti rus Vladimir Putin u zotua të mbrojë banorët e zonave kufitare. Sulmi ukrainas vrau një burrë që ishte në makinën e tij dhe plagosi dy persona të tjerë, duke përfshirë një vajzë 17-vjeçare, tha guvernatori Vyacheslav Gladkov.

Ndërtesa banimi, një shkollë dhe dy kopshte u dëmtuan gjithashtu në qytetin Belgorod. Asnjë nxënës apo mësues nuk kishte në ato shkolla, pasi autoritetet lokale kishin vendosur këtë javë që të pezullonin përkohësisht të gjitha shkollat ​​në zonat kufitare për shkak të rrezikut të sulmeve.

Gladkov kishte njoftuar të martën mbrëma se do të ngriheshin postblloqe në disa fshatra në kufi me Ukrainën, zona të cilat javët e fundit kanë qenë objektiv i sulmeve ukrainase dhe tentativave për infiltrim nga grupet militante ruse pro-Kiev.

Nga ana e tij, Putin premtoi sot të garantojë sigurinë e banorëve të zonave kufitare, përfshirë Belgorodin, duke përshëndetur guximin e tyre. "Ne sigurisht që mund të përgjigjemi duke goditur infrastrukturën civile në Ukrainë, por ne kemi parimet tona," tha presidenti rus gjatë një ngjarjeje në Kremlin.

Rusia vazhdon të mohojë se po godet objektivat civile në Ukrainë."Fitorja në zgjedhje është vetëm një prelud i fitoreve që do të vijnë ," tha Putin, i cili sapo u rizgjodh për një mandat të pestë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll