Bota

Wall Street Journal: Putini dëshiron të nisë një luftë në Ballkan, sytë te Kosova

Autorët, Ivana Stradner dhe Mark Montgomery, hulumtues në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, vlerësojnë se në një kohë kur të gjithë sytë janë drejtuar në Ukrainë, po lind një tjetër konflikt në Europë.

20 Mars 2024, 14:18 Nga h.k
Wall Street Journal: Putini dëshiron të nisë një luftë
Foto ilustruese

TIRANË-Putini dëshiron një luftë në Ballkan”. Kështu titullohet një opinion i publikuar në gazetën prestigjioze amerikane, Wall Street Journal, në të cilin detajohen raportet e ngushta mes Rusisë dhe Serbisë dhe ndikimin që ka kjo aleancë në nxitjen e konflikteve në rajon.

Autorët, Ivana Stradner dhe Mark Montgomery, hulumtues në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, vlerësojnë se në një kohë kur të gjithë sytë janë drejtuar në Ukrainë, po lind një tjetër konflikt në Europë.

Sytë e Rusisë janë drejtuar nga Kosova, ndërsa Serbia po drejton zhvillimet në terren, në një kohë tensionesh tepër të larta. Hulumtuesit vënë në pah lëvizjet kërcënuese të Serbisë me vendosjen e ushtrisë në gatishmëri luftarake pas tensioneve të majit të kaluar dhe frikën amerikane se ishte bërë gati për të nisur një pushtim të Kosovës pas sulmit të armatosur të shtatorit.

vladimir putin

Sondazh

Poll