Art&Argëtim

Mbi një kalë të bardhë dhe me flamurin amerikan në dorë, Beyonce publikon kopertinën e albumit të ri

Ylli i muzikës paralajmëroi se kanë mbetur edhe dhjetë ditë nga publikimi final i albumit.

19 Mars 2024, 17:55 Nga S.B
Mbi një kalë të bardhë dhe me flamurin amerikan në
Beyonce

SHBA- Këngëtarja e njohur Beyoncé ka zbuluar kopertinën e albumit të saj të shumëpritur country ‘Cowboy Carter’, ndërsa adreson reagimin e ashpër që mori për përfshirjen në një zhanër të ri. Ylli i muzikës paralajmëroi se kanë mbetur edhe dhjetë ditë nga publikimi final i albumit.

"Sot fillon numërimi mbrapsht 10-ditor deri në publikimin e albumit", filloi postimin e saj fituesja e Grammy. “Faleminderit nga thellësia e zemrës sime për të gjithë mbështetësit e TEXAS HOLD ‘EM and 16 Carriages”.

Ajo vazhdoi: Ndihem e nderuar që jam gruaja e parë me ngjyrë në listën e këngëve Hot Country. Kjo nuk do të kishte ndodhur pa mbështetjen e secilit prej jush.

Beyonce shpreson që në të ardhmen ngjyra e artistëve të mos ketë më aq rëndësi sa ka tani por ti jepet vëmendje talentit dhe punës së tyre.

“Shpresa ime është që pas disa vitesh, përmendja e racës së një artisti, pasi lidhet me publikimin e zhanreve të muzikës, të jetë e parëndësishme”. përfundoi ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

beyonce act ii albumi i beyonce

Sondazh

Poll