Bota

Ushtria izraelite bastis spitalin Al Shifa në Gaza, 90 të vdekur dhe 160 të plagosur

Al Shifa , spitali më i madh në Rripin e Gazës para luftës, tani është një nga objektet e pakta shëndetësore që janë pjesërisht funksionale në pjesën veriore të asaj zone dhe gjithashtu strehon civilë të zhvendosur.

20 Mars 2024, 11:46 Nga S.N
Ushtria izraelite bastis spitalin Al Shifa në Gaza, 90 të vdekur dhe
Foto Ilustrim

PALESTINË- Një bastisje në spitalin Al Shifa në Gaza vrau rreth 90 persona të armatosur ndërsa arrestoi 160, njoftoi sot ushtria izraelite. “Gjatë ditës së djeshme trupat neutralizuan terroristët dhe gjetën armë në zonën e spitalit, duke parandaluar dëmtimin e civilëve, pacientëve, ekipeve mjekësore dhe pajisjeve mjekësore”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Al Shifa , spitali më i madh në Rripin e Gazës para luftës, tani është një nga objektet e pakta shëndetësore që janë pjesërisht funksionale në pjesën veriore të asaj zone dhe gjithashtu strehon civilë të zhvendosur. Bastisja izraelite në spital filloi në orët e para të së hënës. Ushtria tha se kishte dërguar forca speciale atje, bazuar në inteligjencën se spitali po përdorej përsëri nga persona të armatosur.

Nëntorin e kaluar, Izraeli u kritikua rëndë kur trupat sulmuan për herë të parë spitalin , ku zbuluan tunele që ata pretendonin se po përdoreshin nga Hamasi si qendra komandimi dhe kontrolli.
Hamasi dhe stafi mjekësor mohojnë se spitali është përdorur për qëllime ushtarake ose për të strehuar luftëtarët e grupit.

Të paktën 31,923 palestinezë janë vrarë dhe 74,096 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës në një deklaratë të 20 marsit. Në 24 orët e fundit, 104 palestinezë janë vrarë dhe 162 janë plagosur, sipas ministrisë.

hamas gaza izrael

Sondazh

Poll