Art&Argëtim

FOTO/ Në shtëpinë e çuditshme të Anne Marie, aty ku dyshemeja është një fushë bari dhe muret janë të veshura me gëzof

Shtatzënia e Anne-Marie erdhi pas martesës së tyre të fshehtë.

19 Mars 2024, 15:31 Nga S.B
FOTO/ Në shtëpinë e çuditshme të Anne Marie, aty ku
Anne Marie

LONDËR- Këngëtarja Anne Marie u ka dhënë fansave një paraqitje të shkurtër të shtëpisë së saj të çuditshme në Londër. Ylli i Voice e mbajti shtatzëninë e saj larg syrit të publikut dhe mirëpriti fëmijën që ata e quajtën Seven, në nder të numrit të saj të preferuar.

Anne-Marie ka ndarë foto të shumta në mediat sociale brenda banesës së saj të çuditshme, e cila ka një dysheme me bar në vend të tapetit. Shtëpia gjithashtu është e mbushur me art shumëngjyrësh në mure, si dhe një banjë të zbukuruar me mure me gëzof blu bashkë me ndenjësen e tualetit.

FOTO/ Në shtëpinë e çuditshme të Anne Marie, aty ku
tualeti i shtëpisë së Anne Marie

Të enjten, familja me tre anëtarë u pa teksa po dilte në rrugë në Londër, ku të dy muzikantët dukeshin të kënaqur që po kalonin kohë me vajzën e tyre. Shtatzënia e Anne-Marie erdhi pas martesës së tyre të fshehtë. Çifti thuhet se janë martuar në fshehtësi në Las Vegas gjatë një pushimi nga turneu i saj.

Shfletoni galerinë më poshtë për më shumë fotografi.

anne marie shtepia e anne marie

Sondazh

Poll