Art&Argëtim

As sëmundje e as drogëra, zbulohet çfarë ka shkaktuar shpërfytyrimin e Scott Disick

Fansat aluduan se pamja e tij ishte rezultat i një sëmundjeje të pazbuluar ose përdorimit të drogës.

19 Mars 2024, 14:55 Nga S.B
As sëmundje e as drogëra, zbulohet çfarë ka shkaktuar
Scott Disick

SHBA- Pamja tronditëse dhe humbja drastike e peshës së Scott Disick është rezultat i përdorimit të tepërt të Ozempic, dhe Kardashians janë friksuar për shëndetin e tij. Ylli i realitetit televiziv, i cili ndan tre fëmijë me ish-gruan e tij Kourtney Kardashian, ngjalli shqetësim kur u fotografua pas një vakti me miqtë e tij.

Fansat aluduan se pamja e tij ishte rezultat i një sëmundjeje të pazbuluar ose përdorimit të drogës, por burimet i kanë thënë DailyMail.com se ai ka përdorur Ozempic në një përpjekje për të hequr qafe kilogramët e tepërt.

"Scott donte një mënyrë të lehtë për tu dobësuar," tha burimi. "Por tani është e qartë se ka shkuar shumë larg me përdorimin dhe natyrisht familja është shqetësuar për të."

Ylli i realitetit televiziv i cili u pa duke u larguar nga rezidenca e ish-Chloe Bartoli-t me një valixhe në fillim të kësaj jave, ishte jashtë me miqtë të shtunën mbrëma kur filluan të qarkullonin imazhe që theksonin humbjen e tij në peshë.

 

scott disick kardashians

Sondazh

Poll