Art&Argëtim

"Isha e pakënaqur nga lidhjet"/ Rita Ora flet hapur për jetën e saj romantike: E ndjeva që ishte i duhuri...

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se ta bënin publike romancën e tyre atë gusht.

19 Mars 2024, 14:42 Nga S.B
"Isha e pakënaqur nga lidhjet"/ Rita Ora flet hapur për
Rita dhe Taika

ZELANDË E RE- Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka folur për historinë e saj romantike dhe ka pranuar se ishte gjithmonë e pakënaqur nga marrëdhëniet derisa takoi bashkëshortin e saj. Këngëtarja u martua me regjisorin Taika Waititi në një ceremoni sekrete në gusht 2022.

Pas shumë vitesh që nuk ishte në marrëdhënien e duhur gjatë 'të njëzetave të saj të çrregullta', Rita tha se kur u bashkua me Taika ndjeu se ishte i duhuri. Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se ta bënin publike romancën e tyre atë gusht.

Rita vite para se të takohej me bashkëshortin, pati një lidhje me Bruno Mars në moshën 18-vjeçare. Pas Brunos, këngëtarja u takua me yllin e realitetit Rob Kardashian për dy muaj nga tetori 2012 përpara se t'i jepte fund romancës së tyre të shkurtër.

Ajo më pas kishte marrëdhënie me DJ Calvin Harris, muzikantin Andrew Watt dhe djalin e stilistit Tommy Hilfiger, Ricky. Rita ka patur gjithashtu miqësi me reperin A$AP Rocky, aktorin Andrew Garfield dhe rockerin Travis Barker.

rita ora taika waititi

Sondazh

Poll