Art&Argëtim

Së shpejti, shfaqja “Antigona”, premierë në Teatrin Eksperimental

6 Mars 2019, 11:49 Nga DOSJA
Së shpejti, shfaqja “Antigona”, premierë në Teatrin

“Antigona” vepra e shkruar nga dramaturgu francez, Jean Anouilh vjen si premierë në datat 9 dhe 10 Mars në skenën e Teatrit Eksperimental në orën 19:00.
vepra e përkthyer nga Ekrem Basha vjen nën regjinë e Andera Brousque, e do të vihet në skenë nga aktorët: Laura Nezha, Vin Bejleri, Romir Zalla, Xhino Musollari, Xhulia Musagalliu, Adriana Tolka, Endri Cela dhe Klejdi Metaj.

Vepra flet për Antigonën, e cila është një heroinë kontemporane që përcjell mesazhe që i kalojnë kufinjtë. Është historia e një vajze të re që thotë “jo” dhe guxon të kundërshtoj. Ndërsa vepra ka disa kohë që punohet nga aktorët, vetë regjizorja e shfaqjes shprehet se të gjithë e kemi një “Antigona” brenda vetes.

Traileri i shfaqjes Antigona.

Jean Marie Lucien Pierre Anouilh (1910 – 1987) dramaturgu i njohur  francez, karriera e të cilit jetoi në pesë dekada. Megjithëse puna e tij shkonte nga drama e lartë në farsën absurde, Anouilh është i njohur për veprën e tij Antigone të vitit 1944, një përshtatje e dramës klasike të Sofokliut, që u pa si një sulm ndaj qeverisë Vichy të Marshall Penneit. Një nga shkrimtarët më frymëzues të Francës pas Luftës së Dytë Botërore, pjesa më e madhe e punës së Anouilh merret me temat e ruajtjes së integritetit në një botë ku kompromisi bëhej edhe me moralin.

L..K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture premiere se shpejti shfaqja antigona teatri eksperimental premiere se shpejti shfaqja antigona teatri eksperimental

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Mars 2019, 09:37

Ndahet Rita Ora, shkak i dashuri i saj

Burime nga “The Sun” na bëjnë me dije se Rita Ora është ndarë nga i dashuri i saj, aktori  i njohur Andrew Garfield.Ata nuk kishin shumë bashkë, por u përfol si...

Art&Argëtim 6 Mars 2019, 06:19

Shenjat më me fat sot/ Horoskopi 6 mars 2019

Dashi Dikush që ka një tendencë për t’i bërë gjërat më të vështira se sa duhet të jenë, mund të transmetojë energji negative tek ti. Mos e lejoni këtë gjë edhe ...

Art&Argëtim 5 Mars 2019, 19:15

Zhvishet ne studio, Rozati Lati tregon tatuazhin

E ftuar ne emisionin Vizioni i Pasdites, me Evi Reçin, Roza Lati ka treguar tatuazhin duke ngritur fustanin e saj.Në trupin e Rozës gjenden afersisht 11-...