Bota

VIDEO/ Fundoset cisterna në brigjet e Japonisë, zhduken 7 persona

Mediat e huaja raportojnë se nga ky ekuipazh u shpëtuan 4 marinarë.

20 Mars 2024, 08:07 Nga M.B
VIDEO/ Fundoset cisterna në brigjet e Japonisë, zhduken 7 persona
Foto nga vendi i ngjarjes

JAPONIA- Shtatë persona janë zhdukur pasi një cisternë me flamur të Koresë së Jugut, me një ekuipazh prej 11 personash, u mbyt në brigjet e Japonisë. Mediat e huaja raportojnë se nga ky ekuipazh u shpëtuan 4 marinarë. Ekuipazhi informoi rojet bregdetare japoneze se anija po përmbysej dhe ata kërkuan ndihmë pranë ishullit Mutsure, në brigjet jugperëndimore të Japonisë.

Pamjet e transmetuara tregojnë cisternëne e kuqe, një varkë shpëtimi dhe një anije të rojes bregdetare japoneze, si dhe një helikopter që fluturon mbi zonë.

cisterna japoni

Sondazh

Poll