Bota

Inteligjenca ruse: Franca po përgatit 2000 trupa për t’i dërguar në Ukrainë

Ai deklaroi se francezët fillimisht do të dërgojnë rreth 2000 trupa ndërsa numri mund të rritet. Sipas Naryshkin, një njësi kaq e madhe nuk do të mund të transferohet në mënyrë diskrete, kështu që do të bëhet një objektiv për ushtrinë ruse.

19 Mars 2024, 22:42 Nga N.F
Inteligjenca ruse: Franca po përgatit 2000 trupa për t’i
Sergey Naryshkin

RUSI- Drejtori i Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës ruse, Sergey Naryshkin ka deklauar se Rusia ka informacione se Franca tashmë po përgatit një kontigjent ushtarak për t’u dërguar në Ukrainë. Ai deklaroi se francezët fillimisht do të dërgojnë rreth 2000 trupa ndërsa numri mund të rritet. Sipas Naryshkin, një njësi kaq e madhe nuk do të mund të transferohet në mënyrë diskrete, kështu që do të bëhet një objektiv për ushtrinë ruse.

Muajin e kaluar, presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se nuk do ta përjashtonte idenë e dërgimit të trupave evropiane në Ukrainë megjithëse ai paralajmëroi se asnjë konsensus nuk është rënë dakord mes aleatëve.

“Asgjë nuk duhet të përjashtohet”, shtoi ai, “ne do të bëjmë gjithçka që duhet në mënyrë që Rusia të mos fitojë”.

 

sergey naryshkin lufta ukraine-rusi franca

Sondazh

Poll