Bota

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut: Kufizimet izraelite për ndihmën dhe uria në Gazë mund të përbëjnë krim lufte

Turk gjithashtu vuri në dukje se si fuqi pushtuese, Izraeli ka përgjegjësinë të sigurojë dhe të lehtësojë furnizimet ushqimore dhe mjekësore, si dhe të ndihmojë punën e organizatave humanitare.

19 Mars 2024, 18:52 Nga r.ll
Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut: Kufizimet izraelite
volker turk

SHBA- Shefi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Volker Turk, paralajmëroi se kufizimet e vazhdueshme të Izraelit për ndihmën në Gaza mund të përbëjnë krimin e luftës të urisë. Vetëm një ditë pasi një raport i mbështetur nga OKB-ja parashikoi një uri të afërt në Gazën veriore, Turk ia hodhi fajin Izraelit, duke thënë se situata e urisë, në Gaza është rezultat i kufizimeve të gjera të Izraelit ndaj hyrjen dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare. 

Komisioneri i lartë për të drejtat e njeriut tha në një deklaratë: "Shkalla e kufizimeve të vazhdueshme të Izraelit për hyrjen e ndihmave në Gaza, së bashku me mënyrën në të cilën ai vazhdon të kryejë armiqësi, mund të përbëjë përdorimin e urisë si një metodë lufte, që është një krim lufte”.

Turk gjithashtu vuri në dukje se si fuqi pushtuese, Izraeli ka përgjegjësinë të sigurojë dhe të lehtësojë furnizimet ushqimore dhe mjekësore, si dhe të ndihmojë punën e organizatave humanitare.

Izraeli ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat se ka penguar hyrjen e ndihmave në Gaza përmes kontrolleve të tij të veshura me hekur në pikat e kontrollit. Kryeministri Benjamin Netanyahu u përpoq të transferonte fajin për dërgesat e kufizuara të ndihmave mbi Hamasin gjatë një interviste të fundit me CNN, duke e akuzuar grupin për grabitje të furnizimeve. 

Turk gjithashtu i kujtoi Izraelit të martën detyrimin e tij sipas ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut për të siguruar që civilët në Gaza të kenë akses në ndihmë në një mënyrë të sigurt dhe dinjitoze. Kjo vjen pasi kanë ndodhur  një sërë incidentesh të dhunshme , duke përfshirë pretendimet se Izraeli qëllon mbi civilët e mbledhur për të marrë ndihma.

volker turk lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll