Bota

Torturoi dy burra me ngjyrë, dënohet me 20 vite burg ish-oficeri në SHBA

Viktimat u rrahën, u tronditën me armë trullosëse dhe u sulmuan seksualisht nga oficerët që hynë pa urdhër në vitin 2023. Njëri prej tyre u qëllua edhe në gojë.

19 Mars 2024, 18:36 Nga S.N
Torturoi dy burra me ngjyrë, dënohet me 20 vite burg ish-oficeri
Gjashtë torturuesit

SHBA- Ish-oficeri i policisë së Misisipit, Hunter Elward, është dënuar me 20 vitet burg për rolin e tij në torturimin e dy burrave me ngjyrë në shtëpinë e tyre. Viktimat u rrahën, u tronditën me armë trullosëse dhe u sulmuan seksualisht nga oficerët që hynë pa urdhër në vitin 2023. Njëri prej tyre u qëllua edhe në gojë.

Grupi u deklarua fajtor për shkelje të të drejtave civile federale në gusht. Pasi Elward u dënua, do të dënohen edhe 5 ish-oficerë të tjerë, Christian Dedmon, Brett McAlpin, Jerffrey Middleton, Daniel Opydke dhe Joshua Hartfield.

Sot, gjykatësi i qarkut amerikan Tom Lee i quajti krimet e Elwardit të frikshme dhe të neveritshme, njoftuan mediat lokale. Secili përballet me mundësinë e dekadave në burg për akuzat, të cilat përfshijnë konspiracion kundër të drejtave, pengim të drejtësisë, privim të të drejtave.

Sipas prokurorëve, oficerët të gjithë janë të bardhë dhe që e quanin veten 'Skuadra Goon'. Ata po i përgjigjeshin një thirrjeje për aktivitete të dyshimta në qytetin Rankin County të Braxton kur hynë në shtëpinë e Michael Jenkins dhe Eddie Parker.
Të dy burrat u vunë në pranga dhe iu nënshtruan një sulmi prej disa orësh në të cilin ata u rrahën vazhdimisht, u tronditën dhe u tallën me sharje racore.

Elward gjithashtu qëlloi një prej viktimave Jekins në gojë, duke i prerë gjuhën dhe duke i thyer nofullën. Elëard i kërkoi falje zotit Jenkins në gjykatë. Të hënën, Jenkins dhe Parker kërkuan që të jepet "dënimet më të ashpra" ndaj ish-oficerëve.

"Ka qenë shumë e vështirë për mua, për ne," tha zoti Jenkins për Associated Press. “Ne shpresojmë për më të mirën dhe po përgatitemi për më të keqen”, shtoi ai.

 

shba

Sondazh

Poll