Bota

Takimi në Bruksel, Bislimi: Petkoviç tha se është e pamundur që Serbia të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën

Bislimi u shpreh se shumica e diskutimit të sotëm që ai e pati me Petkoviç kishte të bënte me mundësitë se si të zbatohet marrëveshja bazike dhe aneksi i saj.

19 Mars 2024, 18:14 Nga N.F
Takimi në Bruksel, Bislimi: Petkoviç tha se është e
Besnik Bislimi

BRUKSEL- Pas takimit të zhvilluar ditën e sotme në Bruksel në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit si dhe për çëahtjen e dinarit ka folur zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.Në takim ishin të pranishëm Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë Petar Petkoviç. Bislimi u shpreh se shumica e diskutimit të sotëm që ai e pati me Petkoviç kishte të bënte me mundësitë se si të zbatohet marrëveshja bazike dhe aneksi i saj.

Ai më tej u shpreh se Kosova në vazhdimësi do të dëgjojë edhe nga pala serbe se a kanë marrëveshje dhe a janë të përkushtuar ta zbatojmë në tërësi.


“Iu bishtnua përgjigjes disa herë. Në fund tha se për Serbinë është problematike marrëveshja pasi ka nene të cilat merren me statute, sidomos ato nene që tregojnë për respektimin e integritetit territorial, për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe të ngjashme. Në fakt, na u tha që Serbia nuk e njeh marrëveshjen si të tillë.

Ai tha se për Serbinë është e pamundur të nënshkruhet një marrëveshje me Kosovën. Kur pastaj vetë pala serbe iu referua marrëveshjes së vitit 2013 të cilën e kishin nënshkruar, por ai tha se ne nënshkruajmë marrëveshje vetëm aty ku s’diskutohen statutet”, tha Bislimi.

Sipas Bislimit, Kosova dhe Serbia deri më 22 mars, do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ndërsa javën e ardhshme do të takohen sërish për diskutimin e opsioneve.

bislimi kosova petkovic marreveshja e ohrit

Sondazh

Poll