Art&Argëtim

Ariana Grande zyrtarisht e divorcuar, zbulohen detyrimet që duhet t'i paguajë ish-bashkëshortit

Ajo gjithashtu do t'i japë atij gjysmën e të ardhurave nga shitja e shtëpisë së tyre në Los Anxhelos dhe do të paguajë deri në 25,000 dollarë për tarifat e avokatëve të tij.

19 Mars 2024, 12:25 Nga S.B
Ariana Grande zyrtarisht e divorcuar, zbulohen detyrimet që duhet t'i
Ariana dhe Dalton

SHBA- Këngëtarja Ariana Grande dhe Dalton Gomez kanë finalizuar divorcin e tyre pas gati tre vitesh martesë. Të dy u ndanë më shumë se një vit më parë, dhe për shkak se dyshja kishin një marrëveshje paramartesore, kjo lejoi që divorci të kalonte shpejtë përmes sistemit gjyqësor.

Sipas marrëveshjes, Ariana do ti paguajë një shumë prej 1,250,000 dollarësh për ish-bashkëshortin e saj në të ardhmen. Ajo gjithashtu do t'i japë atij gjysmën e të ardhurave nga shitja e shtëpisë së tyre në Los Anxhelos dhe do të paguajë deri në 25,000 dollarë për tarifat e avokatëve të tij.

Ariana Grande zyrtarisht e divorcuar, zbulohen detyrimet që duhet t'i
Ariana dhe Dalton

Çifti filloi lidhjen në janar 2020 dhe u karantinua së bashku gjatë pandemisë. Ata u shfaqën së bashku në videon e këngës së Justin Bieber, Stuck With U, në maj të atij viti, dhe shpallën fejesën e tyre në dhjetor.

Çifti u martua në një ceremoni të vogël private në shtëpinë e Ariana-s në Montecito, Kaliforni, më 15 maj 2021. Ndarja e tyre u njoftua në korrik 2023, me Arianën që paraqiti kërkesën për divorc në tetor.

ariana grande dalton gomez

Sondazh

Poll