Politike

Meta dekoron Presidentin e UEFA-s dhe tregon hisorinë e panjohur: Kam qenë dhe komentator ndeshjesh

17 Nëntor 2019, 17:55 Nga DOSJA
Meta dekoron Presidentin e UEFA-s dhe tregon hisorinë e panjohur: Kam

TIRANË- Në një ceremoni të zhvilluar në Presidencë, Ilir Meta ka dekoruar sot Presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin, i cili ndodhet në Shqipëri pasi është i ftuar special i FSHF për inaugurimin e stadiumit.

Kreu i shtetit gjatë ceremonisë mbajti një fjalë të shkurtër dhe tregoi një detaj të panjohur më parë. Ai tha se 30 vite më parë, gjatë kohës që ishte student, kishte bërë edhe komentatorin e ndeshjeve të futbollit në emisionin më të ndjekur radiofonik në Shqipëri “Nga njëra ndeshje në tjetër”.

I nderuar Ceferin, i nderuar Duka, të nderuar personalitete të futbollit shqiptare, Europianë dhe Botërorë, të nderuar miq e të ftuar, iu uroj të gjithëve, mirë se erdhët të gjithë në presidencë. Kur isha student 30 vite më parë isha dhe komentator i ndeshjeve të futbollit në emisionin më të ndjekur radiofonik në Shqipëri “Nga njëra ndeshje në tjetër”.

Edhe sot mbetem shumë i lidhur më këtë sport kaq të dashur për të gjithë. E konsideroj si privilegj të veçantë të nderoj një personalitet presidentin Ceferin. Një nga personat më të dashur dhe mbështetësit më të madh në dobi të sportit më të dashur të shqiptarëve, futbollin. E falenderoj zotit Ceferin për të gjithë iniciativat në të mirë të futbollit. Një vlerë të veçante ka pasur thirrja e tij, drejtuar familjes së futbollit që të kujdesin për përgjegjësi sociale dhe të dhurojnë për kauza të ndryshme”, u shpreh Meta.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksandër čeferin dekorohet ceferin ilir meta aleksandër čeferin dekorohet ceferin ilir meta

Sondazh

Poll