Lamine Yamal rrëfen, se ai vazhdon të luajë futboll me miqtë e tij në park…
SPANJE - Ndonjëherë ne harrojmë se Lamine Yamal (16 vjeç) është ende një fëmijë, dhe për kët&...
Ish-ndërkombëtari portugez bën shumë lëvdata për kapitenin e Kombëtares dhe João Félix
PORTUGALI - Luís Figo u shpreh në një intervistë për 'Marca', se kombëtarja është "një nga favoritët" për të fituar “Euro'2024” dhe vlerësoi shumë Cristiano Ronaldon dhe João Félix, duke theksuar se ky i fundit, pavarësisht talentit të tij, "ka nevojë për më shumë rregullsi”.
"Cristiano është një ‘kafshë’, ai është djali më konkurrues që kam parë që nga unë (qesh). Jo, është thjesht një shaka. Ai vazhdon të shënojë gola dhe do t'i shënojë gjithmonë, një lojtar me atë thelb dhe dhunti...
Jam i lumtur për të, ai do ta mbyllë karrierën e tij, duke shënuar gola kur të dojë, gjithmonë duke luajtur në kampionate të mëdha”,- ka analizuar ish-ndërkombëtari portugez, i cili ka folur edhe për João Félix.
"Ai ka shumë talent, por duhet të jetë pak më shumë... Si ta them? Ai duhet të jetë më i zemëruar, të dëshirojë gjithnjë e më shumë. Por të gjithë janë ashtu siç janë dhe kjo ndonjëherë është vështirë të ndryshohet. Ai tashmë ka treguar se ka shumë cilësi, por i duhet më shumë rregullsi."
Për ‘Euro'2024’, që do të zhvillohet në Gjermani midis 14 qershorit dhe 14 korrikut, Figo vuri në pah cilësinë e ekipit kuinas, të cilin e konsideron se është në një pozicion të mirë për të pasur një paraqitje të shkëlqyer.
"Ne kemi një nga skuadrat më të mira në botë dhe këtë e them sinqerisht, me shumë talent dhe përvojë. Jemi një nga favoritët për të fituar titullin, ashtu si Franca dhe Anglia. Pastaj janë ato të zakonshmet. me Spanjën, Gjermaninë, Belgjikën... Besoj se do të jetë një kampionat evropian shumë i mirë dhe shpresoj që Portugalia të dalë kampione”,- përfundoi ai.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Ndonjëherë ne harrojmë se Lamine Yamal (16 vjeç) është ende një fëmijë, dhe për kët&...
SPANJE - Uruguajani Alexander Medina , 45 vjeç, u shkarkua këtë të martë si trajner i Granadës, ku ai mbërri...
ITALI - Këtu nuk ka shumë dyshime për Lorenzo Pellegrini (Romë, 1996) që ai ka arritur nivelin e tij më të m...
SPANJE - Real Madridi përballet me pushimin e ri, pas angazhimeve të kombëtareve, i cili ka krijuar probleme nga eksodi i fundit i nd...
FRANCE - Didier Deschamps e shpjegoi pak më herët, gjatë konferencës për shtyp kur foli për refuzimin e Real Madridit p&eum...
TURQI - Fenerbahçe po mendon të tërhiqet nga kampionati turk. Në një njoftim për shtyp të publikuar këtë t...
ARGJENTINE - Katër lojtarë të Velez Sarsfield janë arrestuar në lidhje me një rast përdhunimi . Ata ...
GJERMANI - Bayern Munich është gati të lërë Joshua Kimmich të largohet në verë për një ofertë...
ITALI - Rasti i racizmit mes Acerbit dhe Juan Jesus nuk harrohet, përkundrazi, po rritet me kalimin e kohës. Pas përja...
SPANJE - “Benfica? Nuk përjashtohet mundësia që të luaj atje, do të më pëlqente shumë. Por unë do t...