Sport

Lamine Yamal rrëfen, se ai vazhdon të luajë futboll me miqtë e tij në park…

Lojtari i ri i Barcelonës ka shumë të pranishme familjen dhe njerëzit e lagjes së Rokafondës, pavarësisht se është bërë lojtari në modë

19 Mars 2024, 11:53 Nga DOSJA
Lamine Yamal rrëfen, se ai vazhdon të luajë futboll me miqtë

SPANJE - Ndonjëherë ne harrojmë se Lamine Yamal (16 vjeç) është ende një fëmijë, dhe për këtë arsye, ai bën gjëra tipike të moshës së tij. Anësori i Barçës ka luajtur në ekipin e parë të Barçës, në një moshë rekord. 

Ai, ‘vogëlushi’ nga nga Rocafonda, po thyen të gjitha rekordet dhe, megjithëse është herët për ta gjykuar, synon të ketë një tavan shumë të lartë. Duke përfituar nga thirrja e katërt me kombëtaren, sulmuesi i ka dhënë një intervistë dhe ka rrëfyer se vazhdon të ketë shumë në mendje familjen dhe miqtë e tij, me të cilët vazhdon të argëtohet në park.

Me një natyrshmëri dhe qetësi të papërshtatshme për moshën e tij, ai theksoi se i pëlqen të bëjë një jetë normale dhe se mund të vazhdojë të shihet në Rocafonda, duke u shoqëruar me miqtë e tij: "Po. Në lagjen time ende mund ta bëj. Ata janë nëpër lagje", dhe vazhdon të shijojë topin në park: "Unë luaj me miqtë e mi. Lojëra të vogla dhe kaq."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll