Sport

Pellegrini, trashëgimtari i De Rossit te Roma

Ai është mesfushori që shënon më shumë në muajt e fundit, së bashku me Phil Foden

19 Mars 2024, 11:28 Nga DOSJA

Pellegrini, trashëgimtari i De Rossit te Roma

ITALI - Këtu nuk ka shumë dyshime për Lorenzo Pellegrini (Romë, 1996) që ai ka arritur nivelin e tij më të mirë. Dhe kjo është kur numri ‘7’ i 'verdhekuqve' cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë në Serinë A.

Ai po monopolizon të gjithë lojën e skuadrës së tij dhe, në të njëjtën kohë, vendoset edhe në zonën rivale. Daniele De Rossi i ka dhënë ajër të pastër ‘trashëgimtarit’ të tij themelor, në mënyrë që në moshën 27-vjeçare të rilindë sërish.

“Fakti i të qenit gjithmonë në qendër të lojës... Më duhet të ndihem i lirë në mesfushë. Kjo është ajo që më ka munguar në një vit e gjysmë të fundit dhe tani jam i lumtur që e kam gjetur për vete dhe bashkëlojtarët e mi”,- deklaroi Pellegrini me fjalë që sugjerojnë se nuk ka kaluar mirë në të shkuarën e afërt.

Dhe që kur De Rossi ka ardhur si trajner i Romës, vetëm një mesfushor ka shënuar më shumë gola se Lorenzo Pellegrini në pesë ligat kryesore: Phil Foden. Italiani ka 6 gola dhe 3 asistime në 13 ndeshje me Danielen si trajner. Asgjë, asgjë e keqe.

Pellegrini, trashëgimtari i De Rossit te Roma

Pellegrini duhej të ndihej i rëndësishëm, të kishte liri. Nën Mourinhon ai po tregonte futbollin e tij më të keq dhe tani ai është sërish ai lojtari i aftë për të udhëhequr Romën dhe, në të njëjtën kohë, për të fituar një vend në 'Azzurrët' përpara Eurokupës. Në këtë nivel ai duhet të ketë minuta në skuadrën e Spallettit.

Dhe vetë trajneri italian i jep pjesën e tij të rëndësisë te kombëtarja: "Ai është një nga ata që e kemi pritur prej kohësh. Nuk e kam pasur kurrë në dispozicion. Ai është i një niveli të lartë, është një futbollist i fortë që di të bëjë shumë gjëra, madje edhe të mbulojë shumë metra gjatë lojës. Nuk e di se çfarë do të ndodhë nga tani deri në qershor, por ne po mbështetemi tek ai. Ai kishte disa probleme, i zgjidhi dhe është rehat me cilësinë që dëshiron De Rossi”.

Edhe legjenda tjetër e fundit e Romës, Francesco Totti, vlerëson gjithashtu Pellegrinin: "Pas De Rossit ishte shumë e vështirë të gjeja një kapiten tjetër, më parë e kisha thënë që Lorenzo është një kapiten i vërtetë i Romës. Tani ai është edhe fizikisht mirë dhe mundet t’i bëjë të gjitha".

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll