Art&Argëtim

Nicki Minaj anulon koncertin në minutën e fundit, çfarë po ndodh me të?

Reperja ishte caktuar të performonte në orën 21:00 pas hapjes së dyerve në orën 19:00.

19 Mars 2024, 10:37 Nga S.B
Nicki Minaj anulon koncertin në minutën e fundit, çfarë po
Nicki Minaj

SHBA- Vetëm disa orë para se të performonte live, superylli Nicki Minaj anuloi koncertin e saj në Luiziana duke përmendur sëmundjen. E planifikuar për të performuar të hënën mbrëma në Smoothie King Center në New Orleans, Minaj e anuloi minutën e fundit duke i lënë fansat në rrëmujë. Reperja ishte caktuar të performonte në orën 21:00 pas hapjes së dyerve në orën 19:00.

“Për shkak të urdhrave të mjekut, Nicki Minaj duhet të ricaktojë shfaqjen e saj NOLA sonte”, postoi Smoothie King Center në Instagram.

Minaj kishte performuar tre ditë më parë në një festival muzikor në Los Anxhelos kur filloi të ndihej e sëmurë, sipas njoftimit të saj në X.

"Barbz ju lutem më dërgoni energji të mira. U zgjova duke u ndjerë sikur kisha Covid. Faleminderit Zotit që nuk e kam," i shkroi ajo fansave të saj të premten.

Barbz, emri i dhënë për fansat e saj të devotshëm, iu përgjigj menjëherë thirrjes, duke dërguar urime. Ndryshe nga përgjigja e dhënë pas njoftimit të saj të parë, lajmi për anulimin e koncertit u prit me më shumë zhgënjim.

nicki minaj anullon koncertin

Sondazh

Poll