Sport

"Nuk e përjashtoj një rikthim te Benfica. Por dua të qëndroj te Barça edhe për 2-3 vjet"

Joao Cancelo flet edhe për marrëdhënien e tij me Pep Guardiolën, trajneri i Cityt dhe Roberto Martinez, trajner i Portugalisë…

19 Mars 2024, 07:30 Nga DOSJA
"Nuk e përjashtoj një rikthim te Benfica. Por dua të

SPANJE - “Benfica? Nuk përjashtohet mundësia që të luaj atje, do të më pëlqente shumë. Por unë do të doja të kaloja edhe dy ose tre vjet këtu fillimisht.” 

Mbrojtësi i Barcelonës, Joao Cancelo është i hapur për t'u rikthyer në vendlindjen e tij në të ardhmen dhe për të veshur fanelën e skuadrës me të cilën është rritur dhe këtë e thotë qartë në një intervistë për RTP, në të cilën flet edhe për marrëdhënien e tij me Pep Guardiolën, trajneri i Cityt dhe Roberto Martinez, trajner i Portugalisë:

“Jam shumë i lumtur që jam te Barcelona, ​​është klubi për të cilin kam dashur gjithmonë të luaj. Pas Benficës, është klubi që më pëlqeu më shumë. I thashë gjithashtu Pepes se jam aty ku kam dashur gjithmonë të jem”.

Më pas ka vend për marrëdhënien me Guardiolën: “Nuk kam asnjë inat ndaj tij, ai është një person me personalitet të fortë dhe nëse ka pasur gjëra për të cilat nuk jemi dakord, ia kemi bërë gjithmonë të qartë njëri-tjetrit. Ai është trajneri më i mirë në botë, por nuk funksionoi dhe jeta vazhdon. Jam shumë i lumtur te Barcelona”.

“Martinez? Kam pasur ndjenja të mira kur e takova, ai është një trajner modern, që pëlqen lojën sulmuese dhe që na jep shumë liri, - vijon ish-lojtari i Juventusit dhe Interit - Ai njeh çdo lojtar, analizon kundërshtarët dhe paraqitjet tona në klub. 

Shpejtësia me të cilën ai mësoi portugalisht për të folur me ne është e jashtëzakonshme. Shpresoj që të mund të thirrem për Kampionatin Evropian, pasi nuk luajta të fundit për shkak të Covid. Shpresoj të kem sukses sepse është krenari të përfaqësosh Portugalinë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll