Sport

Bayern Munich është gati ta shesë Kimmich në verë: pesë emra të mëdhenj në garë…

Gjithsesi klubi bavarez është në pritje të një oferte të majme…

19 Mars 2024, 08:30 Nga DOSJA

Bayern Munich është gati ta shesë Kimmich në verë:

GJERMANI - Bayern Munich është gati të lërë Joshua Kimmich të largohet në verë për një ofertë që konsiderohet adekuate. Kjo u raportua nga ‘Sky Deutschland’, duke shpjeguar se mesfushori polivalent ka qenë prej kohësh në syrin e tre emrave të mëdhenj në Premier League si Arsenal, Liverpool dhe Manchester City.

Por përballë një hapjeje për një transferim, klube të tjera të nivelit të lartë në Evropa, gjithashtu mund të futen në konkurrencë.

Këto do të ishin Barcelona dhe Real Madrid në Spanjë, të cilët po studiojnë një ofertë për Kimmich, ndërsa rrugët që të çojnë në Manchester United dhe Chelsea në Angli, apo Paris Saint-Germain në Francë, nuk duken të jenë opsione të zbatueshme.

Kimmich ka një kontratë që skadon në vitin 2025 me klubin bavarez, por për momentin nuk ka negociata konkrete për rinovimin dhe kjo mund ta shtyjë klubin të përshpejtojë largimin e tij verën e ardhshme, për të shmangur humbjen e tij në një transferim të lirë në verë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll