Aktualitet

Banorët e Laprakës kundër ndotjes së fabrikës të tullave, paralajmërojnë përshkallëzim të protestës

17 Nëntor 2019, 12:22 Nga DOSJA
Banorët e Laprakës kundër ndotjes së fabrikës të

TIRANË- Ditën e sotme banorët e Laprakës, kanë dalë sërish duke protestuar për të 11-tën herë, kundër fabrikës së tullave Edil Centro.

Kjo fabrikë operon në ilegjitimitet të plotë. Eshte gjobitur disa herë nga inspektoriati mjedisor sepse nuk është e pajisur me një leje mjedisore, si dhe krijon ndotje të lartë jo vetem për komunitetin pranë godinës ku ushton aktivitetin, por për të gjithë Tiranën, Kamzën dhe Vorën.

Si shkak i një pune të vazhdueshme, rrezja e ndotjes është më e madhe se 20km largësi, nga oxhaku i kësaj fabrike. Lëndet që digjen dhe përdoren për përpunimin e tullave dhe tjegullave janë të ndaluara për t’u perdorur. Aty digjen solar dhe mazut, që në botë kryesisht janë te ndaluara kategotikisht. Në këtë komunitet ka shumë të sëmurë, të cilët vuajnë nga probleme në rrugët e frymëmarjes apo dhe sëmundje të ndryshme kardiake dhe të lekurës.

Të gjithë banorët e kësaj zone kanë ngritur dhe një padi pranë Gjykatës Administrative dhe së shpejti kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës.  Ndërkohë kanë bërë me dije se nga  e hëna e javës së ardhshme, do të protestojnë para godinës së Ministrisë së Mjedisit.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e laprakes edil centro fabrika e tullave “edil centro” banoret e laprakes edil centro fabrika e tullave “edil centro”

Sondazh

Poll