Aktualitet

U emërua nga Meta në Kushtetuese, Izet Haxhia s’rri rehat nga qelia: Jam dëshmitar okular, Xhaferllari takoi në Turqi një

17 Nëntor 2019, 12:17 Nga DOSJA
U emërua nga Meta në Kushtetuese, Izet Haxhia s’rri rehat nga

TIRANË – Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia ka bërë një deklaratë të fortë kundër gjyqtares së Kushtetueses Marsida Xhaferllari emëruar me dekret nga presidenti Ilir Meta.

Në një dëshmi tijën, Haxhia deklaroi se kishte qënë dëshmitar okular kur në vitin 2000, Xhaferllari gjatë kohës kur ishte gjyqtare në Fier kishte takuar në një hotel në Turqi me një kriminel të rrezikshëm. Për kriminelin që Haxhia pretendon se Xhaferllari ka takuar, ka dhënë vetëm inicialet, F.K.

Ky dëshmitar okular, i cili ka parë me sytë e tij gjithçka dhe që ka biseduar sy më sy me protagonisten e ngjarjes, për shkak të pozitës izoluese që ka sot, më autorizoi të pyesim drejtpërdrejtë Marsida Xhaferrllarin: A keni mbajtur ju marrëdhënie të ngushta dhe a keni qenë e lidhur me botën më të rrezikshme të krimit në kohën që ishit gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier?

A keni udhëtuar dhe a keni qëndruar ju në ATAKOY të Stambollit në Hotelin Hollidey Inn, në vitin 2000 në Stamboll të Turqisë me një kriminel të rrezikshëm, F.K, sa ditë keni qëndruar aty dhe çfarë ju lidhte juve me të? A jeni takuar ju dhe F.K në barin e këtij Hoteli me dëshmitarin Izet Haxhiaj dhe çfarë keni biseduar me të?! Shqipëria dhe shqiptarët nuk e meritojnë të poshtërohen dhe të denigrohen deri në këtë shkallë, sa të përtypin këtë akt kaq antimoral dhe të pashembullt të një palo presidenti që e bëri zhele institucionin më të rëndësishëm të shtetit”, shkruan avokati Idajet Beqiri në emër të klientit të tij.

Po kush është Xhaferllari?

Marsida Xhaferllari u emërua nga presidenti Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese. Disa ditë më parë, para së të emërohej në Kushtetuese, kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Ardian Dvorani si dhe anëtarja Arta Marku nisur nga në raport i Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, janë shprehur se gjyqtarja nuk gëzon integritetin e duhur moral dhe etik. Për rrjedhojë, Marku dhe Dvorani, në vendimin e KED të datës 9 tetor 2019, e kanë vlerësuar Xhaferllarin për këtë kriter me zero pikë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese izet haxhia marsida xhaferllari gjykata kushtetuese izet haxhia marsida xhaferllari

Sondazh

Poll